Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Edon Zhegrova “ndez” Juventusin, sulmuesi shqiptar i "pamëshirshëm" ndaj rivalëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Edon Zhegrova “ndez” Juventusin, sulmuesi shqiptar i
Edon Zhegrova

Skuadra e Juvetusit mori fitore të “vyer” kundër Pisa në transfertë. Golat e Kalulu dhe Yildiz i dhanë 3 pikët “Zonjës së Vjetër”. Në minutën e 61, u fut në fushë edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë masivisht video me protagonist driblimet e panumërta të Zhegrovës kundër Pisës, sikurse koordinimet në zona të ngushta.

Vetëm goli i mungoi 26-vjeçarit në këtë përballje. Edhe trajneri Luciano Spalletti e vlerësoi paraqitjen e shqiptarit, pavarësisht se u fut në lojë vetëm si zëvendësues. Pas 17 javësh në Serie A, Juventusi grumbullon 32 pikë, shumë pranë me kreun.   

    

Poll

Lexo gjithashtu