Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çikalleshi nga Antalia bën analizën: Kukësi, Bashaksehiri, Kombëtarja, Tramezzani dhe kampionati shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Çikalleshi nga Antalia bën analizën: Kukësi, Bashaksehiri,

Sokol Çikalleshi ka bërë një analizë të përgjithshme nga Antalia, ku qëndron i grumbulluar me skuadrën e tij, Bashaksehirin. Sulmuesi i Kombëtares u shpreh i lumtur për fitoren kundër Kukësit, por gjithashtu edhe i emocionuar.

Kukësi- "Ishte një emocion i veçantë të luaje kundër Kukësit. E rëndësishme për mua është se ne arritëm të fitonim dhe të vazhdojmë rrugën tonë për objektivin që kemi".

Bashaksehiri- "Asgjë nuk është e vërtetë për sa i përket të ardhmes time. Unë jam shumë i lumtur këtu. Do të mundohem të arrij sa më shpejt pozicionin titullar. Sigurisht kështu është futbolli, iher luan iher nuk luan. Mua më takon të jap më të mirën në fushën e blertë. Trajneri ka një sistem të tijin dhe ka 4-5 vite që ka ardhur këtu. Ai kërkon një sulmues që nuk është si mua, por si konkurrenti im që luan në formacionin titullar. Futbolli nuk i dihet asnjëherë, por deri në këto momente që po flasim jam shumë i kënaqur me përformancën time. Në skuadër ka shumë konkurrencë, por siç e thashë deri në këtë moment, unë jam lojtari i Bashaksehirit"

 Kombëtarja-"Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë krenari, për mua është qershia mbi tortë. Sigurisht unë dua të jem në Kombëtare sa më gjatë të mundem dhe sigurisht kjo arrihet duke performuar sa më mirë në fushë. Situata ime është përmirësuar ndjeshëm te ekipi dhe dita-ditës po ritkthehem më i fortë. Unë nuk isha në fushë kundër Izraelit, por sigurisht isha pjesë e lojës dhe e ndoqa ndeshjen me shumë ankth. Ne jemi një skuadër dhe çdo gjë që është arritur ka ardhur sepse kemi luajtur në grup. Me Italinë kam një kujtim shumë të bukur. Jo vetëm që godita shtyllën në miqësoren që kemi zhvilluar, por ne bëmë një lojë të bukur. Unë isha i pafat pasi shtyllat e Çikalleshit u bënë histori më vete. Frytet do të vijnë edhe me Kombëtaren. Unë e kam marrë atë kënaqësinë me skuadrën time dhe kemi edhe shumë ndeshje përpara"

Tramezzani- "Kur po flitej për një largim të mundshëm të Tramezzanit, unë në fillim nuk e besoja. Por kur u bë realitet largimi i tij, Kombëtarja ka humbur një vlerë të madh. Unë i uroj sa më shumë sukses te skuadra e Luganos".

Kampionati shqiptar- "Unë e ndjek shumë kampionatin shqiptar, çdo javë, kjo falë Supersportit. Me thënë të drejtën është duke u zhvilluar një kampionat shumë i fortë. Çdo ekip ka forcat e veta. Me rritjen e Kombëtares, është rritur edhe niveli i kampionatit, është rritur audienca dhe çdo gjë tjetër. Çdo gjë ka ndryshuar për mirë. Presidentët e klubeve i ofrojnë kushte më të mira, duke filluar që nga seancat stërvitore. Këtu janë ekipet që duan të dalin kampion dhe me ardhjen këtu, me sistemimin, këto bëjnë diferencën për të fituar titullin kampion. Unë pashë që trajneri Ernest Gjoka ka bërë që te Kukësi të ketë harmoni. Po ashtu Skënderbeu ka marrë një trajner që është mjaft i zoti, që di ta nxjerrë skuadrën nga situata. Po ashtu edhe Partizani, kam pas nderin të punoja vetë me profesor Starovën. "Bobi" është ekspert i situatave të vështira dhe në metrat e fundit është më i zoti nga të gjitha. Nuk mund të parashikoj se cili do të shpallet kampion, pasi jemi në mes të kampionatit dhe episodet mund ta vendosin", ka përfunduar Sokol Çikalleshi për Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga