Përfundimi i dy takimeve të ditës së sotme ka zbardhur edhe tabelën e plotë të çiftefe çerekfinaliste të Kampionatit Europian. Rrugëtimit të gjatë për të ardhur në këto finale duket se pak nga pak po i vjen fundi, ndërsa katër takimet që do të luhen në ditët pasardhëse do të na zhvendosin në muajin korrik, i cili është dhe muaji kur do të shpallet dhe triumfuesi i këtij kompeticioni.
[caption id="attachment_10366" align="alignleft" width="300"] Islanda, surpriza e Europianit[/caption]
Skuadra si Polonia, Portugalia, Uellsi, Belgjika, Gjermania, Italia, Islanda dhe Franca kanë lënë pas disa superfuqi të futbollit europian dhe atij botëror, duke na treguar se ky sport është aq sa i bukur dhe i paparashikueshëm.
30 qershor, ora 21:00 / Poloni – Portugali “Velodrome” Marseille
1 korrik, ora 21:00 / Uells – Belgjikë “Pierre Moro” Lille
2 korrik, ora 21:00 / Gjermani – Itali “Stade de Bordeaux”
3 korrik, ora 21:00/ Islandë – Francë “Stade de France”