
Christian Pulisic është gjithmonë e më larg “Stamford Bridge”, pasi lojtari nuk është më i preferuar në radhët e Bluve të Londrës. Interesimet nga skuadra të tjera nuk kanë munguar, por duket se destinacioni i ardhshëm i tij do jetë në Itali.
Milan gjatë kësaj merkatoje kërkon përforcime për të konkuruar me Napolin për titullin kampion në Serie A dhe në këtë mënyrë raportohet se tashmë drejtuesit e kuqezinjve kanë nisur bisedimet me agjendët e lojtarit për të parë edhe mundësinë e transferimit të tij në Itali.
Kujtojmë se në Premier League interes për shërbimet e amerikanit kanë shfaqur edhe Manchester United, Arsenal dhe Newcastle.
Poll