Inter
Edhe pse luajtën ndaj një rivali që i ka hapur telashe në të kaluarën si Sassuolo, Interi sot ia doli të marrë 3 pikët, madje me rezultatin “asfiksues” 5 – 0.
Serinë e finalizimeve e hapi Bisseck në minutën e 11’, për të vijuara me Marcus Thuram, Lautaro Martinez, Akanji dhe Luis Henrique.
“Lojtari i Ndeshjes” ishte padyshim mbrojtësi i krahut Dimarco, autor i 3 asisteve. Diferenca mes Interit kryesues dhe Milanit ndjekës në Serie A ka shkuar në 8 pikë, ndonëse kuqezinjtë e Max Allegrit kanë një ndeshje më pak.
Poll
