Kenan Yildiz duke rinovuar kontratën
Kenan Yildiz do të vazhdojë që të jetë pjesë e Juventusit. Ditën e sotme, klubi italian ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimin me talentin 20-vjeçar me origjinë turke.
Yildiz ka firmosur kontratën e re, e është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030. Sigurisht që ka përfituar nga ky rinovim, pasi paga e sulmuesit turk do të jetë 1.8 milionë euro më shumë.
Kështu, 20-vjeçari hedh poshtë zërat e largimit, duke lënë “thatë” ekipe si Real Madrid apo Liverpool që kishin interes për të. Me ekipin e parë të Juves, Yildiz ka 115 ndeshje, ku ka shënuar 25 gola e asistuar në 19 të tjerë.
Poll
