Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” me karton të kuq, Napoli mban shpresat “gjallë” për titullin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” me karton të kuq,
Napoli

Napoli i Antonio Contes ka marrë një fitore të “çmendur” në transfertë ndaj Genoas, e përfunduar 3 – 2 për napoletanët. Edhe pse Malinovsky kaloi në avantazh Genoan, minuta e 3-të, Napoli përmbysi gjithçka brenda 3 minutash, përmes Hojlund (20’) dhe McTominay (22’).

Në pjesën e dytë, Colombo vendosi baraspeshën. Situata u “rëndua” më shumë në minutën e 76-të te kampionët, karton i kuq për mbrojtësin Juan Jesus. Në limitet e kohës shtesë, Hojlund bëri “heroin”, golin e fitores nga penalltia.

Pas 24 javësh, Napoli mban vendin e 34-të në Serie A me 49 pikë, 1 më pak se Milani dhe 6 më pak se Interi kryesues, por dy ekipet e fundit janë me nga një ndeshje më pak.    

Poll

Lexo gjithashtu