
Në konferencën për shtyp mbajtur për mediat pak minuta më parë, trajneri i Kombëtares, Christian Panuçi ka folur dhe për eleminimin e Italisë nga Botërori "Rusi 2018". Ai është shprehur se nuk është ndjerë mirë, duke e arsyetuar eleminimin si arsye që ka ardhur për shkak të mungesës së organizimit.
"Si italian më vjen shumë keq, por problemi në Itali është më i madh nga sa duket, ka probleme me organizimin. Gjermania kur humbi Botërorin, punoi shumë. Në botën e futbollit hasim shumë vështirësi pasi ka raste që nuk na lënë të punojmë, por bazuar në eksperiencat e mia, kam parë që shpesh herë jam sforcuar për tu trajnuar në Itali. Ndihem me fat që drejtoj Shqipërinë, pasi kam një president që më lë të punoj. Pikë së pari duhet të kuptojnë se përse nuk funksionoi sistemi, për të gjetur më pas një zgjidhje", është shprehur Christian Panuçi.