
Chelsea është në hall për një portier, pasi Sanchez dhe Petrovic nuk kanë arritur në pritshmëritë e klubit. Në këtë situatë, drejtuesit e “bluve” po mendojnë për të sjellë në ekip një tjetër portier.
Bento, gardiani i kombëtares së Brazilit dhe Club Athletico Paranaense është kthyer në një objektiv serioz për “Blutë e Londrës”. Këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë deri në 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e brazilianit.
Në krahun tjetër, 24-vjeçari duket i hapur për një kalim në Premier League dhe nuk do t’i thoshtë “JO”, transferimit te Chelsea. Tashmë pritet vetëm akordi mes dy klubeve.
Por Chelsea do të ketë edhe konkurrencën e Interit për shërbimet e portierit. Edhe pse anglezët janë në ‘pole position’, zikaltërit janë aty për të prishur punë.