FC Voluntari – FC Bihor (Liga e Dytë në Rumani)
Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen FC Voluntari – FC Bihor (2 – 1), ku lojtarët e të dyja ekipeve kanë shtyrë ambulancën për të dalë nga fusha e blertë, për shkak të reshjeve të shumta, e cila ia bëri të pamundur.
Dueli në fjalë ka të bëjë me Ligën e Dytë në Rumani. Kjo “skenë” ka pushtuar mediat botërore, teka ka marrë trajtë humoristike.
“Meselaj” që ambulanca të futej në fushë, kishte të bënte me dëmtimin e një lojtari, por që “misioni” nuk shkoi ashtu siç pritej për “faji” të motit të rënduar.
Sfida mes bregdetarëve të FC Voluntari dhe kuqebluve të FC Bihor ka të bëjë me fazën “Play-Off” për ngjitjen në Superligën rumune.
Poll
