Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Igli Tare "ndez" derbin në merkato, Milan e Inter në “sherr” për mesfushorin e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare "ndez" derbin në merkato, Milan e Inter në
Inter - Ismael Kone - Milan

Milan po punon intensivisht për emrat që do të transferojë në merkaton verore që është në prag. Përveç repartit të sulmit dhe mbrojtjes, klubi kuqezi kërkon të përforcojë edhe mesfushën.

Kështu, Igli Tare ka “shënjestuar” objektivin e radhës. Bëhet fjalë për Ismael Kone, 23-vjeçarin që momentalisht aktivizohet me Sassuolon. Kone vlerësohet 20 milionë euro, shifër e përballueshme edhe për Milanin.

Me një largim të mundshëm të Loftus-Cheek dhe Yunus Musah, Milani sheh te kanadezi profilin e duhur për pasues. Mirëpo, duhet të ketë kujdes nga Inter, pasi rivalët kanë shfaqur gjithashtu interesim. 

Poll

Lexo gjithashtu