Leo Messi
Inter Miami është mposhtur në shtëpi nga Orlando City, në ndeshjen e vlefshme për MLS. Sfida e zhvilluar në “Nu Stadium” në Miami, përfundoi me shifrat 3-4 në favor të miqve.
Në fakt, Inter i Leo Messit shkon në avantazhin 3-0, falë edhe një goli e një asisti nga vetë argjentinasi. Por Orlando City përmbysi gjithçka, në mënyrë spektakolare dhe të papritur.
Tripleta e golave nga Ojeda dhe goli i shënuar në fund nga Spicer, i dhanë fitoren miqve. Megjithatë, në aspektin personal, Leo Messi tregoi edhe një herë tjetër që ka klasin e njëjtë.
Poll
