Skuadra e Ferencvaros mori fitore spektakolare kundër Ujpest, duke triumfuar në transfertë 5 – 0, kampionati hungarez. Goli i fundit në këtë ndeshje ishte një “magji” më vete.
Mesfushori israelit Mohammed Abu Fani shënoi direkt nga goditje e dënimit, e cila ishte në cep të vijës anësore. Prej një distance shumë të largët dhe trajektore të pabesueshme, Abu Fani “shkundi” rrjetën rivale.
Ky finalizimi ka “pushtura” mediat botërore. Është shumë e çuditshme lartësia që mori topi dhe më pas ndryshimi i trajektores kur iu afruar kuadratit, duke i lënë të gjithë “gojë hapur”, jo vetëm në stadium.
Me shumë gjasa, konkretizim në fjalë do të jetë mes më të mirëve për të fituar çmimin “Puskas Award”, si “Goli i Vitit”. Vlen të përmendim se te ekipi i Ferencvaros ka luajtur edhe sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, konkretisht në sezonet 2020-2022.
View this post on Instagram
