Casemiro do të largohet nga Manchester United këtë qershor, kur i përfundon edhe kontrata. Edhe pse ka opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon, nga Anglia raportohet se nuk do të ushtrohet.
Mirëpo, për 34-vjeçarin nuk mungon interesimi si në Evropë, por edhe përtej oqeanit. Është Inter Miami që ka nisur kontaktet e para për të tranfseruar 5 herë fituesin e UEFA Champions League.
Vetë futbollisti ende nuk ka dhënë “dritë jeshile”, pasi mund të preferojë edhe një tjetër sezon në futbollin evropian. Por, agjentët e tij janë duke punuar, pasi edhe Inter Miami shihet si opsion.
Kujtojmë që karrierën e tij, 34-vjeçari e ka nisur në vendlindje me Sao Paolo. Më pas ai ka luajtur në Evropë për ekipe si Real Madrid, Porto dhe së fundmi Manchester United.
