Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ E djathta “vrastare”, sulmuesi shqiptar shënon gol spektakolar me City-n

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E djathta “vrastare”, sulmuesi shqiptar shënon gol
Medin Memeti

Talenti Medin Memeti po dhuron spektakël gjatë këtij sezoni te Melbourne City në Australi. Qendërsulmuesi e ka gjetur rrugën e rrjetës në 4 raste, pavarësisht minutazhit të reduktuar, vetëm 18 vjeç.

Në një “story” të fundit në rrjetin social “Instagram”, Memeti ka publikuar video nga stërvitja me ekipin, teksa shënon gol nga jashtë zone me të djathtën “vrastare”.

Tentativa e “pykës” përfundoi në këndin e pamundur për portierin, duke treguar se çfarë “nuhatje” ka para katërkëndëshit. Edhe pse Medin Memeti luan për moshat e Australisë (U-20), për shkak të prejardhjes, ai ka të drejtë të zgjedh Shqipërinë në arenën botërore, gjithmonë pa u inkuadruar me kombëtaren e Australisë në ndeshje zyrtare.

 

Poll

Lexo gjithashtu