Ndodh që goli të marrë të gjithë vëmendjen, por këtë herë, mënyra se si Tomasz Skublak ka festuar golin në Superligën kanadeze, i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.
Sulmuesi realizo gol mjaft të bukur në fitoren e Inter Torontos, duke kalibruar saktë të djathtën e menjëhershme që i dha topit një drejtim euforik duke u përplasur tek shtylla pingule e më pas përfundoi në rrjetë.
Sigurisht, goli ka "aftësinë" mjeshtërore të ekzekutimit, por festa e Skublak tregoi më së miri se çfarë rëndësie ka marketingu në ditët e sotme, sepse futbollisti në fjalë bënë punë të dytë edhe si agjent imobilar, njohur ndryshe si Real Estate.
Polaku tregon përpara kamerave kartëvizitën e tij të biznesit, çfarë tërhoqi shumë vëmendje për teleshikuesit, të cilët e kapën skemën e tij për të "reklamuar" punën si specialist në këtë fushë që po rritet çdo ditë e më shumë në tregun e punës.
Kanada Ligi'nde oynayan oyuncu attığı golden sonra kartvizitini gösteriyor, çünkü aynı zamanda emlakçılık yapıyor.???? pic.twitter.com/wkj0wnig6Z
— Buzz Spor (@buzzspor) May 3, 2026
