Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Chelsea gati të paguajë klauzolën, Osimhen “tradhton” Napolin

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea gati të paguajë klauzolën, Osimhen “tradhton”

Chelsea duket se është gati për të paguar klauzolën e lirimit të Victor Osimhen. Sulmuesi ka surprizuar jo pak Napolin në intervistën e dhënë së fundmi për “CBS”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” bëhet e ditur se te napolitanët ndihen të “tradhtuar” nga lojtari i tyre, ku pavarësisht që kanë rënë dakort për vazhdimin e kontratës, sulmuesi ka dhënë “sinjale” kalimi te Chelsea.

Siç duket tashmë largimi i Osimhen në fund të këtij sezoni është i pashmangshëm, pasi kontrata aktuale e Osimhen përfundon në qershor të vitit 2026, teksa ka një klauzolë lirimi për 120 – 130 milionë euro.

Sipas mediave italianë anglezet janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e 25-vjeçarit dhe për ta transferuar atë në “Stamford Bridge”. Në fakt Chelsea prej kohës është në kërkim të një sulmuesi kryesorë që të merrte përsipër edhe shënimin e golave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga