Champions League mbyll sot javën e 4 të fazës së grupeve dhe mbrëmja fillon me dy sfida ku mund të vendosen verdiktet finale për kualifikim. Në orën 18:45, Napoli pret Ajax në Maradona Stadium me italianët që nëse fitojnë do të sigurojnë matematikisht edhe kualifikimin në fazën 1/16. Dy trajnerët kanë zgjedhur titullarët me Juan Jesus që zëvëndëson Rrahmanin e dëmtuar te napoletanët.
Në të njëjtën kohë do të luhet edhe ndeshja mes Atletico Madrid dhe Club Brugge në Ëanda Metropolitano. Djemtë e Simeone kanë për detyrim të marrin fitore nëse duan të vazhdojnë aventurën në kompeticionin më të fortë në Europë.
Formacionet Zyrtare:

