
Olympiacios i ka dhënë fund rrugëtimit në Champions League teksa është eleminuar në turin e dytë nga Maccabi Haifa. Skuadra greke është turpëruar nga izraelitët duke u mposhtur me rezultatin e thellë 4-0. Ata u futën në fushë si favoritë për shkak të barazimit 1-1 në transfertë, por në shtëpinë e tyre nuk mundën të përballonin furinë izraelite. Edhe pse drejtuesit kishin punuar duke përforcuar organikën me elementë cilësorë, në këtë sfidë s’mundën të bënin gjë tjetër veçse të dilnin të turpëruar nga stadiumi i tyre. Tashmë ata do të vijojnë aventurën në Europa League ku do të përballen me Slovan Bratislavën.
Sakaq surprizë në mbrëmjen e sotme ka qenë edhe eleminimi i Malmos nga Zalgiris si dhe humbja e Zurich nga Qarabag. Të dy kampionet, përkatësisht e Suedisë dhe e Zvicrës i kanë dhënë fund rrugëtimit në kompeticionin prestigjioz. Më poshtë mund të njiheni me gjitha rezultatet e mbrëmjes së sotme që prodhoi Champions League.
REZULTATET E NDESHJEVE:
Bodo/ Glimt – Linfilld 8-0
Fenerbahçe – Dinamo Kiev 1-2
Zurich – Qarabag 2-2
Malmo – Zalgiris 0-2
Slovan Bratislava – Ferencvarosh 1-4
Olympiacos – Maccabi Haifa 04
Shënim: Skuadrat me (italic) janë kualifikuar për raundin pasardhës.