
Champions League rikthehet sërish sonte në orën 21:00 ku do të luhen për herë të parë ndeshjet e kthimit dhe do të zbulohen dy çerekfinalistet e para.
Vëmendja kryesore është në sfidën Chelsea – Dortmund në Stamford Bridge. Anglezët humbën ndeshjen e parë në Gjermani me rezultatin minimal 1-0 dhe në rast skualifikimi të sotëm do të ishte një katastrofë për klubin që ka shpenzuar mbi 600 milionë euro në dy merkatot e fundit.
Ndeshja tjetër është ajo mes Benficës dhe Bruggë në Portugali. Luzitanët janë të qetë teksa kanë fituar ndeshjen e parë në Belgjikë me rezultatin 0-2 dhe kjo i jep një avatnazh të madh në fushën e lojës por duke bërë kujdes pasi Champions rezervon gjithmonë surpriza.
Poll