Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ÇËSHTJA/ Pezullime dhe kontestime, kush do gjykojë derbin Tirana-Partizani?

Shkruar nga NEWSPORT
ÇËSHTJA/ Pezullime dhe kontestime, kush do gjykojë derbin

Derbi është në prag, por ende ka shumë dilema se cili do të jetë gjyqtari i sfidës së të premtes, Tirana-Partizani.

Lorenc Jemini dhe Andi Koçi janë pezulluar, ndërsa Kridens Meta u "dënua" duke gjykuar fundjavën që kaloi në Kategorinë e Parë.

Mbetet edhe Enea Jorgji. Gjyqtari i Kolegjiumit të Elbasanit është kontestuar më herët nga Partizani pas ndeshjes së fazës së parë kundër Skënderbeut, ku të kuqtë ia 'faturuan' barazimin 0-0, pikërisht Jorgjit.

Por, "paqja" mes palëve është arritur deri diku pasi Jorgji u rikthye të arbitronte Partizanin pas disa muajsh dhe mori më pas përgëzimet e klubit të kuq për drejtësinë e vendosur në fushë.

Gjithsesi, ka ende dilema, duke qenë se 'hijet' e së shkuarës mund të paragjykojnë zgjedhjen e arbitrit ndërkombëtar, Enea Jorgji.

Kush mbetet? Ka shumë emra të të tjerë të rinj, por pikërisht se janë gjyqtarë të rinj dhe që nuk e kanë arbitruar asnjëherë derbin mund të frenojë Komisionin e Caktimit të Gjyqtarëve për t'u besuar derbin e Tiranës.

Eldorian Hamiti mund të jetë një tjetër emër potencial për të "vendosur drejtësi" të premten në "Selman Stërmasi", ndonëse me saktësi, emri i gjyqtarit për derbin Tirana-Partizani do të mësohet pikërisht të premten në mëngjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga