Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çështja "Mici", Gjici vendosi pikat mbi "i"

Shkruar nga NEWSPORT
Çështja "Mici", Gjici vendosi pikat mbi "i"

Lëmsh i vërtetë është krijuar te Kukësi sa i përket Gledi Micit. Lojtari pretendon se i ka përfunduar kontrata me verilindorët, ndërsa drejtuesit shprehin të kundërtën, se ai është ende pjesë e ekipit edhe për një vit.

Kjo situatë ka çuar në kontradikta klubin, ku është krijuar lëmsh i vërtetë. Në anën tjetër, Mici e ka vendosur çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së konflikteve pranë FSHF-së dhe pret zgjidhjen për të marrë vesh të ardhmen.

Mirëpo, pas gjithë kësaj situate, është presidenti Safet Gjici, i cili flet për rastin në fjalë dhe jep zgjidhjen e tij mbi situatën: "Mici është nën kontratë me Kukësin dhe të ardhmen e tij e vendos klubi jonë për sa i përket kartonit të tij. Ai është lojtar që nuk ia vlen ta mbajmë më në skuadër. Kush të jetë i interesuar për të, do të negociojmë. Këtë çështje ia kam deleguar drejtorit Dritan Dervishi dhe ai po merret me të".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga