Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çështja “Matondo”, Partizani “kërcënon” me FIFA-n

Shkruar nga NEWSPORT
Çështja “Matondo”, Partizani

Massanga Mantondo është kthyer në një “çështje” të Partizani. Me të përfunduar sezonit lojtari është larguar nga kryeqyteti, ndërsa akoma nuk i është bashkuar me skuadrën në përgaatitjet për Champions dhe për sezonin e ri.

Lojtari kërkon largimin te skuadra turke e Hatayspor, por drejtuesit e Partizanit nuk dëshirojnë shitjen e tij për shifrën e 300 mijë eurove. Mesfushori është i vendosur të mos bashkohet me demat edhe pse ndëryrja e Gaz Demit duket se zbuti gjakrat, por përsëri nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Matondo ka thyer çdo rregullt dhe për këtë klubi ka menduar të nisë gjobat, të cilët mund të jetë shumë të mëdha. Mes palëve po zhvillohet një “luftë” e ftohtë, pasi nga ana tjetër klubi mendon që këtë çështje ta çoj në FIFA., ku do të kërkonte një dëmshpërblim goxha të madh.

Mes klubi dhe lojtarit nuk pritet të ketë një bashkëpunim dhe mbetet të shihet se si do të shkojë kjo situatë e krijuar mes  tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga