Partizani më 29 mja festoi titullin kampion. Festa në kampin e kuq ishte legjitime, pasi erdhi në javën e fundit dhe falë përballjeve direkte me Tiranën arritën t’ua rrëmbenin bardhebluve kurorën. Në atë festë të madhe mungoi Engjëll Hoti.
Në media u përfol se është i pakënaqur me minutat e dhënë nga Giovanni Colella dhe në këto kushte kishte refuzuar të ishte pjesë e festës. E ardhmja e tij dukej larg “Arenës së Demave”, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Ndërhyrja e Gaz Demit ka bërë që palët të mendojnë edhe rinovimin.
Mesfushori nuk e ka fshehur dëshirën për të qëndruar i kuq dhe me largimin e Elton Marinit, presidenti ka kërkuar një takim kokë më kokë. Hoti i aka bërë të qartë Demit se do të qëndronte te Partizani nëse largohet Giovanni Colella. Mbetet të presim për të mësuar se cili mund të jetë vendimi i marrë mes palëve.
Gjithashtu nga shtypi i shkruar mësohet se Demi po merret personalisht edhe me Aldo Teqjan. Ky i fundit mbylli sezonin me Bylisin dhe tashmë rikthehet nga huazimi, por në të njëjtën kohë i ka përfunduar edhe kontrata me Partizanin.
.