Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çështja ditës/ Policia refuzon Partizanin, FSHF reagon për situatën kaotike

Shkruar nga NEWSPORT
Çështja ditës/ Policia refuzon Partizanin, FSHF reagon për

Policia e Tiranës ka zyrtarizuar nëpërmjet një shkrese, pamundësinë e zhvillimit të ndeshjes Partizani – Vllaznia në stadiumin “Selman Stermasi”. Kjo shkresë i është dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, Partizanit dhe Tiranës. Newsport.al ka kërkuar një përgjigje zyrtare nga institucioni që drejton futbollin dhe organizon garën për situatën kaotike që është krijuar për axhendën e ndeshjes së Partizanit në stadiumin e Tiranës.

“Në lidhje me ndeshjen e planifikuar për javën e 20-të të Kategorisë Superiore, PARTIZANI-VLLAZNIA, dhe shkresës së mbërritur së fundmi nga ana e Policisë së Shtetit, dhe nga Drejtoria e Përgjithëshme për Sigurinë Publike, Sektori i Garave në FSHF bën me dije që:

Çështja e marrjes së masave për sigurinë gjatë ndeshjes është një çështje direkte, vetëm mes klubit organizator (në rastin konkret PARTIZANIT) dhe vetë autoriteteve të Policisë së shtetit.

FSHF nga ana e saj, është ende në pritje të kontratës dhe marrëveshjes mes klubeve të Partizanit dhe Tiranës, që ndeshjet deri në fund të sezonit Partizani do ti luajë në “Selman Stermasi”. Kjo marrëveshje dhe kontratë nuk ka ardhur ende në FSHF për tu homologuar. Sektori i garave pret këtë kontratë mes klubeve dhe më pas cdo gjë është gati për në stadiumin “Selman Stermasi”, ka qenë kjo përgjigja e FSHF-së për newsport.al.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga