
Portieri Partizanit Alban Hoxha, propozohet për "Qytetar Nderi" në Cërrik. Pas asaj paraqitje të mrekullueshme në Budapest, qyteti i vendlindjes së Albanit ka propozuar këtë titull në nder të tij. 29-vjeçari aty u lind dhe u rrit, duke hedhur dhe hapat e para pikërisht me Cërrikun. Ka qenë vetë nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Bajram Mehmeti, i cili është shprehur, që në mbledhjen e radhës të këtij Këshilli, çështje dite do të jetë edhe dhënia e titullit "Qytetar Nderi" për "gardianin e Partizanit.
Këtë nismë të nënkryetarit e kanë mbështetur dhe tifozët cërrikas, ku sipas tyre, kjo është më e pakta që mund të bëhet për Albanin.
Poll