
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Champions League, për të përcaktuar edhe ndeshjet e çerekfinaleve të këtij kompeticioni. Shorti ka vënë përballë njëra-tjetrës super ekipe, duke na sjellë finale të parakohshme.
Arsenali do të përballet me Bayern Munich. Anglezët nuk kanë të shkuar të ëmbël përballë bavarezëve, por pritet të jetë një sfidë mjaft e bukur. Në krahun tjetër, një finale e parakohshme është ajo mes Realit dhe Manchester City. Madrilenët do të kërkojnë të marrin hak për eleminimin e sezonit të shkuar.
Në ndeshjet e tjera, PSG ka “peshkuar” Barcelonën, ndërsa Atletico Madrid do të përballet me gjermanët e Borussia Dortmund.
Arsenal – Bayern Munich
Atletico Madrid - Borussia Dortmund
Real Madrid - Manchester City
Paris Saint Germain - Barcelona