Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ I “dashuruar” pas “RedBull”-it, bomberi anglez fut në krizë Atalantën e Gjimshitit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I “dashuruar” pas “RedBull”-it, bomberi anglez
Jamie Vardy

Ka kaluar me shumë se 1 muaj nga fitorja e fundit prej ekipit të Atalantës në Serie A. Bëhet fjalë për fitoren me rezultatin 3 – 0 ndaj Torinos, 21 shtator. Në duelin e sotëm kundër Cremonese, bergamaskët nuk shkuan më shumë se barazimi 1 – 1.

Ish-sulmuesi “karizmatik” i Leicester Jamie Vardy e bëri sefte me gol te ekipi italianë i Cremoneses në minutën e 78, por Brescianini barazoi në minutën 84 dhe evitoi humbjen te Atalanta.

Në fushë ishte edhe kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshit, i cili i realizoi me përpikmëri “detyrat”, i vlerësuar sipas “SofaScore” me notën 7.1.

Vardy përveç suksesit historik me Leicester në 2016, goleadori ka rrëfyer para disa kohësh se ai ka një “ritual” të veçantë, pijë “RedBull” (pije energjike) para ndeshjeve. Në takimet e tjera Parma barazoi 0 – 0 me Como, Udine mposhti 3 – 2 Leçe dhe Napoli 3 – 1 kundrejt Interit.  

   

Poll

Lexo gjithashtu