Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bale merr përdore Uellsin, e kalon në çerekfinale

Shkruar nga NEWSPORT

Gareth Bale merr përdore Uellsin dhe e kualifikon në çerekfinale. Nuk ka qenë ndeshje me shumë raste shënimi, por uellsianët e kanë shfrytëzuar maksimalisht situatën negative të kundërshtarit duke i shënuar gol në momentet kur ata po mbroheshim më mirë. Bale është iniciatori i kësaj fitoreje, ndërsa meritat i takojnë atij për të gjithë triumfin e "dragojve".

Ndeshja - "Derbi i Britanisë" në Kampionatin Europian ka qenë një nga sfidat më të luftuara nga të dyja skuadrat, të cilat kanë kërkuar që të kalojnë në avantazh sa më shpejtë, por ka qenë e pamundur për shkak të mbrojtjes së mirë të palëve respektive. Uellsi i Gareth Bale nuk është më ai që kemi parë në ndeshjet e fazës në grupe, pasi nuk mundet të nxjerrë një gol nga arkiva e tij, ndërsa Irlanda bën mbrojtje të fortë, kjo për shkak edhe të rreshtimit në fushë.

https://www.youtube.com/watch?v=_g9CutdhOAU

Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën sërish vazhdon e njëjta panoramë nga të dy ekipet. Por, në minutën e 75 ishte një aksion i Gareth Bale, i cili gjuan drejt portës, pora ty gjen këmbët e McAuley, mbrojtësit të irlandezoveriorëve, i cili e devijon në rrjetë sferën. Kështu Uellsi kalon në avantazh. Irlandezoveriorët kërkojnë që të barazojnë shifrat, ku më agresivi duket autori i golit, McAuley, por që pamundur që të barazojë shifrat.

[caption id="attachment_9578" align="alignleft" width="251"]Gareth Bale pas golit të avantazhit Gareth Bale pas golit të avantazhit[/caption]

Uells - Irlanda e Veriut 1-0

Shënues: McAuley 75'

Uellsi: Hennessey, Gunter, N. Taylor, Davies, Chester, A. Williams, Allen, Ramsey, Bale, Ledley, Vokes. Trajner: Chris Coleman

Skema: 3-5-2

Irlanda V.: McGovern, McAuley, J. Evans, S. Davis, K. Lafferty, C. Evans, Dallas, Norwood, Hughes, Ward, Cathcart. Trajner: Michael O'Neill

Skema: 4-5-1

Gjyqtarë: Martin Atkinson, Michael Mullarkey, Stephen Child (Angli)

Stadiumi: "Parc des Princes", Paris. Kapaciteti: 45000 vende

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga