Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk i ndahet ekipit të tij Celtic. Skuadra skoceze ka fituar dje Kupërn e Ligës në ishull, duke marrë vëmendjen e numrit një të vendit tonë. Ilir Meta është gdhirë me emocionet e djeshme, duke postuar një mesazh emocionues. I njohur për mbështetjen që ka karshi klubit skocez, Meta ka qenë prezent nga afër edhe në takimet që klubi zhvillon, duke u përfshirë disa herë në momente emocionuese me tifozët skocezë.
Ilir Meta duket se nuk i ndahet futbollit, pasi vijon të postojë vazhdimisht për Celtics, duke shkaktuar një lloj tërmeti edhe në faqen e tij në Twitter. Aq e madhe është dashuria për këtë ekip, sa faqja zyrtare e Presidentit është mbushur me postime për skocezët.
