
Celta Vigo ka arritur të mposhtë Barcelonën me rezultatin 4-3 në javën e shtatë të La Ligës. Katalanasit në këtë mënyrë humbën një mundësi të artë për të marrë kreun e tabelës në La Liga pas dështimit të Real Madridit.
Skuadra e Enriques e nisi takimi keq teksa pësoi tre gola që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Pique shënoi golin e parë për skuadrën e tij duke ngushtuar diferencën në rezultat. Më pas Neymar shënoi edhe golin e dytë për katalanasit. Aty u besua se edhe kjo sfidë do të fliste në favor të Barcelonës, por ndodhi e kundërta. Hernandez shënoi golin e katërt për Celta Vigon. Pique shënon sërish dhe kështu mbyllet ky takim në 4-3 në favor të vendasve.
Poll