
Trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës së La Ligas kundër Villarreal. Ekipi i tij vjen pas atij kualifikimi spektakolar në finalen e Kupës së Mbretit pasi mundën në gjysmëfinale Barcelonën 0-4 në “Camp Nou”.
I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp nëse një ditë do të drejtonte Barçën, Ancelotti dha përgjigjen e tij: “Unë nuk do t’i bashkohem kurrë Barcelonës në jetën time, e pamundur. Nuk ndodh. Historia ime është këtu te Real Madrid, klubi më i mirë në histori. Njerëzit më duan këtu”.
”. Ancelotti foli edhe për titullin kampion në La Lgia me Barcelonën që është 12 pikë larg. “Çdokush mendon që liga është e mbyllur, por nuk është”, u shpreh tekniku italian.