Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Capital CREW "shpërthen" pas humbjes së Tiranës: Matrapazët dhe ordinerët e kanë çuar klubin drejt humnerës, ne nuk harrojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Capital CREW "shpërthen" pas humbjes së Tiranës:

Reagime të shumta kanë ardhur pas humbjes 1-3 që Tirana pësoi dje në "Selman Stërmasi". Së fundmi është grupi I përjashtuar, Capital Crew që kanë shpërthyer në rrjetin e tyre social. Grupimi akuzon rëndë drejtuesit dhe lojtarët, duke I cilësuar si ordinerë dhe karagjoza. Tifozët tregojnë hapur revoltën ndaj rezultateve zhgënjyese, duke theksuar se Kryeqyteti nuk e do këtë Tiranë.

"Tirona 27 here Kampione, nuk eshte nje ekip, si cdo ekip tjeter dhe ju me keto poshtersi qe po i beni ketij ekipi legjendar, i keni bere keq llogarit, biles shume keq, qe nga i pari dhe deri tek i fundit!! Tirona nuk meriton keto poshtersi te pa fundme! Nuk ka ngel matrapaz, ordiner, karagjoz, pa ju afruar ketij klubi, ne formen e lepirsave dhe hipokritve dhe e kan cuar ne humner! I gjithe Kyeqyteti nuk jo do dhe zdo ju doje kurr edhe sikur te dilni 10 vite kampion resht, sepse ne jemi nje tjeter tifozeri, me tjeter dinjitet, ne nuk harojme kurr dhe nuk behemi kurr hipokrit te sojit tuaj. Mbahu fort Tiron, i gjithe Kryeqyteti eshte me ty.
FORCA TIRONA",
mbyll postimin Capital Crew.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga