
Tirana do të luajë nesër kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Bardheblutë kanë zbritur prej 10 ditësh në fushë duke marrë ngarkesën e duhur për këtë sfidë që është mjaft e rëndësishme për të shkuar drejt titullit kampion. Dy lojtarët që shqetësojnë trajnerin Emanuel Egbo janë Agustin Torasa dhe Elton Cale.
Argjentinasi ishte dje i fashuar në këmbë, ndërsa braziliani nxorri shpatullën në miqësoren kundër Tërbunit. Që të dy janë në luftë me kohën dhe pritet përgjigja finale e stafit mjekësor për të mësuar nëse do të jenë ose jo në fushë kundër Bylisit. Kutojmë që ky takim është planifikuar të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Adush Muça” i Ballshit.
Poll