
Calciopoli është një nga ngjarjet që ka "tronditur" themelet e futbollit italian në vitin 2006 dhe ende sot diskutohet ende për atë çfarë ndodhi. Në qendër të "kaosit" Calciopoli ka qenë gjithmonë Lucciano Moggi. Së fundmi ai i është rikthyer edhe njëherë kësaj çështjeje ku në emisionin "NemNessuno" është shprehur rreth asaj çfarë ka ndodhur.
" Nuk i kam dhuruar kurrë, askujt, orë "Rolex" dhe madje nuk i kam dërguar shoqëruese askujt në hotel, për të kënaqur gjyqtarët, ashtu siç është thënë në të shkuarën. 'Calciopoli' nuk është gjë tjetër, veçse një komplot i thurrur nga Galliani, sepse Berlusconi kërkonte të më merrte mua te Milani dhe ai do të largohej".
Poll