Bylisi prej ditësh tashmë vazhdon përgatitjet për duelin me Kukësin në kampionat, sfidë që do të luhet më 13 janar duke nisur që nga ora 13:00 në “Adush Muça”. Një sfidë mjaft e rëndësishme për ballshiotët që duke parë renditjen mund ta kosiderojnë një duel direkt për mbijetesë, dhe si i tillë ka marrë një vlerësim maksimal.
Arian Bellait i shtohen forcat ndaj verilindorëve, pasi për duelin e ditës së premte prite ttë ketë gati dy lojtarë titullarë, të cilët për shkak dëmtimet kanë munguar në sfidat e fundit në kampionat.
Eskuerdinja dhe Anthony do të përveshin “mëngët” ndaj Kukësit, ndërsa kanë vazhduar përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës. Gjithashtu në stërvitje ishte i pranishëm edhe Xhoele Maçolli që duket se ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe ka nisur përgatitjet me ekipin dhe me shumë gjasa pritet të jetë gati në duelin e radhës.