Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bylisi humb “muskujt” para Vllaznisë, por në Shkodër duan kthesën

Shkruar nga NEWSPORT
Bylisi humb “muskujt” para Vllaznisë, por në Shkodër

Bylisi do të sfidojë Vllazninë në “Loro Boriçi” më 1 prill, sfidë e vlefshme për javën e 27-të të Abissnet Superiore që përmbyll edhe fazën e tretë të kampionatit. Ky takim starton në orën 15:00.

Një sfidë shumë e rëndësishme për ballshiotët që kërkojnë të marrin pikë në Shkodër për të shpresuar deri në fund në misionin mbijetesë. Por nuk do të jetë aspak e lehtë për trajnerin Naxhi Shensoin, i cili para këtij dueli ka humbur “muskujt” në mesfushë, por gjithsesi skuadra mallakastriote kërkon të bëjë kthesën në Shkodër.

Drejt Shkodrës do të niset i “dërrmuar” prej mungesave. Anthony Beji dhe Felipe Souza janë prej javësh të dëmtuar dhe rikthimi i tyre për këtë sezon mbetet në dyshim. Por kësaj liste i shtohet edhe Xhoele Maçolli që do të mungojë 3 javë për shkak dëmtimi.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por do të mungojë edhe Eskuerdinja, me këtë të fundit që ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Mungesa këto mjaft të rëndësishme për mallakastriotit në këtë fazë të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga