Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

BYLIS në alarm nga dëmtimet, lojtari mbyll sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
BYLIS në alarm nga dëmtimet, lojtari mbyll sezonin

Bylisi ia doli të kualifikohej në Kupën e Shqipërisë, paçka se ndeshja në Laç u humb me rezultatin 3-2. Të besuarit e trajnerit Dovedan ditën të shënonin dy herë dhe me rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë morën një kualifikim për në fazën e radhës. Ballshiotët janë në alrm nga dëmtimet, me dy lojtarë që janë në infermieri.

Edison Ndreca u përplas me murin rrethues të stadiumit në Laç, duke nxjerrë shpatullën. Lojtari braktisi ndeshjen, duke u transportuar drejt spitalit rajonal. Dëmtimi pritet ta mbajë jashtë fushe për 10 ditë, duke humbur kështu duelin me kryesuesit e Kukësit të diel. Tjetër shqetësim për stafin teknik të Bylis është gjendja e sulmuesit Antoni Beji, që është operuar sërish në ligament duke mbyllur sezonin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga