Bylis do të presë në shtëpi Luftëtarin, me ballshiotët që vijnë nga një fitore minimale kundër Laçit. Vendi i dytë dhe 27 pikë në javët e zhvilluara, kanë ngrohur atmosferën në Ballsh, me tifozët dhe drejtuesit që janë befasur nga kjo ecuri fantastike. “Hirushja” e kampionatit nuk di të ndalet, duke bërë paraqitje të mira kudo luan. Një “kockë e fortë” edhe për ekipet elitare, tanimë Bylis nuk është surprizë.
Të besuarit e Dovedan zhvillojnë të diel një tjetër ndeshje në shtëpi, me gjirokastritët që kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive. Në Mallakastër duhet të bëjnë pa shtatë lojtarë titullar. Mes dëmtimeve dhe pezullimeve, Bylis duket se nuk i ka mirë punët me “fatin”. Mungesave të Bicaj, Aliaj, Ymeralilaj, Turabov dhe Opoku, i shtohen të pezulluarit Hidi dhe Ndreca që kanë plotësuar numrin katër të kartonave. Dovedan duhet të gjejë një zgjidhje, pasi me kaq mungesa kushdo do e kishte të pamundur për tri pikët.