
Bylis sezonin e ri do luajë në Superligë. Kampion të së Parë, skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri ka një detyrë të vështirë në elitë. Mallakastriotët kanë huazuar disa futbollistë, duke i hapur vendin emrave të rinj në ekip.
Nga Ballshi bëjnë me dije se Bylis ka gjetur akordin me dy ish-lojtarët e Lushnjës, Xhonatan Lajthia dhe Aldo Qoshku. Lajthia luan në mesin e fushës dhe fashën e djathtë në këtë rol, teksa ka eksperiencë edhe te Teuta, Erzeni e Egnatia.
Nga ana tjetër Qoshku është produkt i Skënderbeut, teksa ka luajtur edhe me Dinamon. Të dy lojtarët sezonin e shkuar bënë mirë te Lushnja, me Bylis që forcon mesin e fushës me këto dy afrime.
Poll