Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bylis, aty ku kaosi është mbreti

Shkruar nga NEWSPORT
Bylis, aty ku kaosi është mbreti

Bylis nuk është më ai i mëparshmi, që të ketë "shtyllë kurrizore", por një vit e sheh në elitë dhe një vit në të Parën. Por, a do të mundet skuadra ballshiote që të kthehet në Superiore sezonin e ardhshëm?... kjo mbetet për t'u parë. Lojtarë që largohen dhe të tjerë që kërkojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të marrë dokumentacionin për të gjetur një tjetër ekip. Ky është Bylisi i ditëve të sotme, ku gjithçka duket se është në gjumë dhe se askush nuk preokupohet për sezonin e ri që ky ekip do ta luajë në një kategori më poshtë.

Pankina është e boshatisur, ku pas largimit të boshnjakut Adnan Zildzoviç, tashmë është larguar edhe trajneri i portierëve, Ermal Nexhipi. Ndërkohë që nuk dihet sesi do të shkojnë punët me Maringlen Kulen, i cili nuk e ka marrë ende vendimin për të ardhmen. Mirëpo, lojtarët kryesorë janë pa kontrata, ndërsa të tjerë janë të huazuar në ekipe të ndryshme të së Parës apo edhe të së Dytës, kështu që mbetet vetëm një vendim nga drejtuesit për të treguar planet e sezonit 2016-2017, gjë që duhet bërë sa më shpejtë, jo si dy vite më parë, ku skuadra u organizua vetëm 5 ditë përpara nisjes së kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga