Igli Tare është një ngaa drejtorët më të lakmuar në Europë. Shqiptari prej15 vitesh është pjesë e skuadrës që Lazios ku mban edhe postin e drejtorit sportiv. E ardhmja e tij kohët e fundit është përfolur shumë, ndëra tashmë është zbuluar se ku do të barkojë Tare.
Sipas “Supersport” drejtori i Lazios do të zbarkojë në Shqipëri për t’u shkëputur përkohësisht nga futbolli dhe për të shijuar pushimet. Për një afat të pacaktuar Tare do të jetojë në jugun e Shqipërisë ku do të fokusohet pak më shumë te bizneset e tij personale.
Gjatë kësaj kohe vlonjati nuk do të marrë asnjë post drejtuesi në vendin tonë, por e gjithë vëmendja e tij do të jetë te bizneset, teksa do të rikthehet të jetojë në Shqipëri pas 32 vitesh.