Lecce do të përballet me Genoan, në sfidën e fundit të kampionatit që do të luhet këtë të dielë në stadiumin “Via del Mare”.
Për këtë duel të rëndësishëm prej nga ku varen dhe mundësitë “jetike” për qëndrimin në elitë, klubi ku bën pjesë dhe mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ka bërë njoftimin e rëndësishëm, ku shkruan se stadiumi do të jetë i “tejmbushur” me tifozë, pasi biletat janë shitur në kohë rekord.
Në seancën e fundit stërvitore është paraqitur dhe meshfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, i cili ka pasur shqetësime fizike pas ndeshjes së fundit. Ai ka punuar veçmas grupit, dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e fundit të kampionatit.
Për Ramadani kjo do të jetë një ndeshje e madhe. Mesfushori do të kapë shifrën e 100 ndeshjeve në Serinë A me fanellën e Lecce-s, që duhet të fitojë patjetër të dielën për të siguruar qëndrimin në elitëb e futbollit italian. Lojtari kuqezi ka qënë protagonist gjatë sezonit, duke qenë lojtari me më shumë kilometra në gjithë kampionatin italian.
