
Te Kukësi nuk ka më vend për alibi. Trajneri Shpëtim Duro do ketë në dispozicion edhe Vasil Shkurtajn për sfidën ndaj Teutës në fundjavë. Sulmuesi mungoi në stërvitje në ditët e para të javës por për fatin e mirë të verilindorëve asgjë nuk ishte shqetësuese. Duro po mendon për formacionin anti-Teutë dhe për fitoren, pasi nuk ka rrugë tjetër nëse ti do kryesimin.
Mungesa e vetme është Olsi Teqaj, për shkak të atij kartoni të kuq të marrë me kryqytetasit. Pjesa tjetër e ekipit është gati për të dhëenë maksimimumin në ndeshjen e fundjavës. Durrsakët kanë treguar se janë një ''kockë e fortë'' e trajneri i Kukësit, Duro do i duhet t'i bëjë mirë llogaritë.
Poll