Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Buzëqesh Ahmataj, te Skënderbeu afrohet lojtari polivalent

Shkruar nga NEWSPORT
Buzëqesh Ahmataj, te Skënderbeu afrohet lojtari polivalent

Skënderbeu I sezonit të ri do përpiqet të ruajë fizionominë e lojës së dekadës së fundit, teksa në klubin korçar gjërat kanë ndryshuar. Me filozofi dhe element të rinj, trajneri Julian Ahmataj do përpiqet të bëjë mirë te "Ujqërit".

Korçarët kanë afruar disa lojtarë të rinj, mes tyre edhe katër ganezë. Dy prej tyre janë nën urdhërat e stafit teknik, teksa dy të tjerë janë bllokuar prej pandemisë. Në Korçë kanë marrë një lajm të mirë, me 21 vjeçarin Agbodzie Abei që është pajisur me vizë dhe pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Lojtari luan në dy pozicione, atë të qëndërmbrojtësit dhe mesfushorit shkatërrues, çka do të jetë një plus I madh për trajnerin e Skënderbeut. Në Korçë janë duke pritur edhe Josef Tete, mbrojtësin e majtë po nga Gana, me lojtarin që vuan një dëmtim dhe ende nuk dihet nëse korçarët do vazhdojnë marrëveshjen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga