
Kupa e Botës ka hyrë në një fazë të nxehtë, pasi tashmë nisin ndeshjet e fundit në grupe dhe shumë ekipe luajn mundësinë e fundit.
I ftuar në emisionin sportiv “Qatar N’24”, trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi ka analizuar ndeshjet e zhvilluara ditën e sotme. Bushi ka përmendur pak dhe temën e talentave shqiptar në Zvicër, të cilët kanë në dorë zgjedhjen mes dy kombëtareve, teksa ka treguar se nuk ka asnjë përplasje me Federatën e Zvicrës.
Prononcimi:
“Zvicra luajti mirë. U bë shumë kohë që po merr pjesë në kompeticione të mëdha. Të ardhurit i kanë dhënë një dorë të madhe, madje edhe shqiptarët. Ne nuk kemi përplasje me Federatën e Zvicrës për talentat, të paktën në mënyrë direkte.
Brazili e vuan mungesën e Neymar. Ai ka cilësinë pasi hyn në 3 lojtarët më të mirë të botës. Ka aftësinë për të shpëtuar skuadrën me një lëvizje. Bëjnë finte atëherë kur duhet bërë finte. Brazili, me çfarëdo lloj mbrojtje, dihet që një gol e nxjerrin. Me ardhjen e Neymar mund të nxjerrin edhe më shumë.
Ekipi i Tites e gjen zgjidhjen. Duhet të jemi të lumtur që shikojmë Brazilin dhe që jetojmë në këtë periudhë të tyre. Tani ka ardhur koha që luajën shumë bukur, është një spektakël i tërë. Tashmë edhe mbrojtja është e stabilizuar.”