
Izraeli dhe Shqipëria do të përballen në orën 20:45. Sfida e vlefshme për ligën B në grupin 2, do të jetë një përballje deçizive për vazhdimësinë e Kombëtares tonë. Pak minuta para startit të ndeshjes, për mikrofonin e Super Sport foli ndihmësi i Edy Rejas, Ervin Bulku.
Ervin Bulku për Super Sport:
"Ndeshja? Më e rëndësishmë është se çfarë do japin çunat në fushë dhe më e mira është të japim maksimumin dhe të marrim atë rezultat që meritojmë. Ditët janë të pakta në dispozicion dhe vetëm 4 ditë janë.
Rreshtimi? Mendoj që lojtarët janë më të qartë dhe presim të japim atë që duhet në fushë. Nuk ka problem rreshtimi është sipas lojtarëve, do e shikojmë në fushë.
Skemat? Mendoj që ne i punojmë por nuk është e thjeshtë të punosh mne skema dhe të realizosh. E rëndësishme është që ne të shënojmë dhe të fitojmë sot".