Tirana do të përballet me Teutën në “Niko Dovana” ditën e shtunë, takim ky i vlefshëm për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Një duel mjaft i rëndësishëm, ku kryeqytetasit do të synojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve për të qenë në vendet e para të kampionatit.
Orges Shehi në përgatitjet e skuadrës ka nisur të projektojë edhe formacionin me të cilin do të luajë ndaj durrsakëve. Në fushë nga minuta eparë është programuar të luajë Bruno Lulaj. Mbrojtësi ka shlyer gjysmën e dënimit të dhënë nga FSHF-ja në sezonin e kaluar për sfidën ndaj Bylisit. Nga 6 ndeshje pezullim, Lulaj ka shlyer 3.
Në këto kushte “topi” tashmë kalon në fushën e drejtuesve kryeqytetas nëse do të pranojnë të paguajnë gjysmën e dënimit, apo lojtari do të vazhdojë të vuajë dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës.
Formacioni i mundshëm: Lika, Doka, Lulaj (Najdovski), Hoxhallari, Përgjoni, Lushkja, Hila, Jonuzi, Abazaj, Latifi, Hasani (Kaina)