Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bruno DITA te PARTIZANI? Tirana me sytë nga lojtari i SKËNDERBEUT, vendimi është marrë

Shkruar nga NEWSPORT
Bruno DITA te PARTIZANI? Tirana me sytë nga lojtari i SKËNDERBEUT,


Shtypi i shkruar bënte sot me dije që Bruno Dita është një nga lojtarët e piketuar për t'u transferuar te Partizani në merkaton e verës. Së bashku me Ilir Dajën që është kandidat potencial për të marrë drejtimin e të kuqve, përflitej edhe mesfushori i njohur. 27-vjeçari ka qenë në radarin e shumë klubeve dhe prej kohësh ndiqej edhe nga Tirana.

Skuadra bardheblu është vënë në lëvizje për të sjellë në kampin bardheblu shtatlartin, por burime të besueshme bëjnë me dije që ai ka vendosur për të ardhmen e tij. Sezoni i ri nuk do të jetë më kampionati shqiptar, por ai i Maqedonisë së Veriut. Mësohet se ka një akord paraprak mes Ditës dhe drejtuesve të Shkëndijës së Tetovës. Në përfundim të edicionit aktual, ai do të udhëtojë drejt Maqedonisë ku pritet të hedhë të "zezën mbi të bardhë". /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga