
Merkato te Milan vazhdon ende. Kuqezinjtë po tentojnë të bëjnë edhe transferimet e fundit për këtë verë. Zhvillimet e fundit në itali tregojnë se sërish janë hapur bisedimet mes Juventusit dhe Chelsea për shkëmbimin mes Vlahovic dhe Lukakut.
Diçka e tillë shkon në favor të Milan, pasi favorit për sulmin e kuqezinjve mbetet Armando Broja. Sulmuesi shqiptar pëlqehet nga drejtuesit, të cilët po studiojnë çdo pistë për të transferuar Brojën në Milano.
Kjo varet edhe nga ajo çfarë do të ndodhë mes Juventusit dhe Chelsea. nëse dy klubet bien dakort mes tyre për shkëmbimin e lojtarëve atëherë do të hapej rruga e largimit të Brojës, me Milan që do e priste krahë “hapur”. Romelu Lukaku nuk është në planet e Bluve të Londrës dhe në këto kushte anglezët nëse arrijnë të marrin Dushan Vlahovic, minutat për 21-vjeçarin e kombëtares do të minimizoheshin.
Huazimi i tij te Milan do të ishte një zgjedhje që do t’u bënte punë të dyja klubeve. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin ditët e fundit të kësaj merkatoje dhe nëse Broja do të provojë një eksperiencë në Serie A apo do të mbetet në “Staford Bridge”.